16 Janar 2025

Borxhi i Serbisë, 17.5 miliardë euro

Beograd, 30 dhjetor - Në fund të muajit nëntor borxhi publik i Serbisë ishte 17.5 miliardë euro, gjë që është rreth 60 për qind e produktit të përgjithshëm, por borxhi ka vazhduar të rritet për shkak të kredive të reja, kështu që së shpejti borxhi publik i Serbisë do të mund të ishte i njëjtë me atë që e ka pasur e tërë ish-Jugosllavia e Titos, transmeton Al Xhazira.

Ky televizion me seli në Sarajevë përkujton se Serbia të premten ka nënshkruar kontratë për hyrje borxh shtesë te banka kineze Exim, në shumë prej 640 milionë eurove. Korporata kineze do të ndërtojë dy autostrada në Serbi.

Kredia jepet me afat kthimi 20 vjeçar, por pjesa më e madhe e projektit do të punohet nga firmat dhe punëtorë kinezë, kurse për firmat dhe punëtorët vendës do të jenë në dispozicion gjithsej 250 milionë euro. Pavarësisht në borxh tejet të madh publik, qeveria serbe vetëm gjatë dy ditëve të fundit ka vendosur ë hyjë borxh për afro një miliard euro, transmeton Al Xhazira.

“Brenda vetëm 11 muajve të këtij viti ne kemi rritur borxhin për mbi 3 miliardë euro. Bukvalisht, ne çdo sekondë të këtij viti kemi hyrë borxh për nga 100 euro, si taksimetri borxhi është rritur vazhdimisht dhe druaj se kjo shpejtësi e hyrjes borxh vetëm do të rritet më tutje, e jo të ngadalësohet”, thotë redaktori i javores beogradase NIN, Millan Çulibërk.

Bojan Gjuriq, nga Partia Liberal-demokrate, tërheq vërejtjen për interesat e lartë që duhet t’i paguajë Serbia. “Sipas buxhetit të miratuar për vitin 2013, në mor vetëm shuma e interesave (kamatave) që do të paguhen do të jetë 900 milionë euro”, tha ai.

Al Xhazira përkujton se së shpejti Serbia pritet të marrë edhe një kredi nga Rusia në shumë rreth 1 miliard euro, kështu që tendenca e rritjes së borxhit publik sigurisht do të vazhdojë më tutje.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)