Borxhi i qeverisë italiane kalon shifrën prej 2 mijë miliardë euro
Romë, 15 maj - Për shkak të krizës ekonomike, borxhi publik i qeverisë italiane është rritur në mënyrë të paprecedentë, duke kaluar shifrën 2 mijë miliardë euro.
Sipas gazetës La Repubilca, ky është niveli më i lartë i borxhit të Italisë në historinë e këtij vendi.
Mbi këtë bazë, Banka qendrore italiane në raportin e saj më të fundit, njoftoi se borxhi publik i qeverisë italiane në muajin Mars të këtij viti arriti në 2034 miliardë e 725 milionë euro, ndërsa në muajin janar të po këtij viti ishte 2022 miliardë e 700 milionë euro.