Borxhi i Kosovës, 1.69 miliardë euro
Prishtinë, 6 janar - Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, shënoi vlerën 1.69 miliardë euro.
Sipas BQK-së, Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm (rreth 23 përqind), gjendja e të cilit në fund të shtatorit ishte 383.4 milionë euro, ku pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të shtatorit 2014 ishte 318.1 milionë euro.
Borxhi i sektorit privat në fund të muajit shtator 2014 shënoi vlerën prej 1,306.6 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive, që janë në relacion të investimeve direkte (711.1 milionë euro), pasuar nga sektorët e tjerë të ekonomisë (383.8 milionë euro) dhe huamarrjet e bankave komerciale (211.8 milionë euro). Në kuadër të sektorëve tjerë bëjnë pjesë institucionet financiare jobankare, korporatat jofinanciare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare. Në këtë kategori, dominojnë kreditë tregtare të korporatave jofinanciare që importojnë mallra (180.1 milionë euro), thuhet në raportin për statistikat e sektorit financiar të BQK-së