18 Nëntor 2024

Borxhi i Kosovës, 1.59 miliard euro

Prishtinë, 2 prill - Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, në fund të dhjetorit 2013 mbeti pothuajse në nivelin e njëjtë me tremujorin paraprak, vlera e borxhit të jashtëm bruto më 31 dhjetor 2013 shënoi 1.59 miliard euro.

\"Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm (rreth 24 përqind), gjendja e të cilit në fund të dhjetorit arriti vlerën 383.9 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të dhjetorit 2013 ishte 321.8 milionë euro\", ka njoftuar BQK-ja.

Sipas BQk-së, kjo vlerë është për 2.8 milionë euro më e vogël krahasuar me shtator 2013 dhe kryesisht i atribuohet pagesës së kredisë në kuadër të Programit Stand-By me FMN-në (SBA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)