20 Nëntor 2024

Borxhi i jashtëm i Malit të Zi arrin në 1.699 miliard euro

Podgoricë, 11 korrik - Niveli i borxhit të jashtëm të Malit të Zi, vend që aspiron për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, aktualisht është 51 për qind Bruto Prodhtimit të Brendshem.

Milovitza Dakic, kreu i bankës qendrore të Mali të Zi, kishte paralajmëruar për situatën e rënduar ekonomike në vend duke i dhënë komitetit ekonomik parlamentar një raport të detajuar mbi situatën ekonomike.

Sipas tij borxhi i Malit të Zi në vitin 2012 ka qenë 1.699 miliard euro që në krahasim me vitin 2011 është shtuar me 14%.

Sipas kreut të bankës qendrore të Malit të Zi, niveli i inflacionit për vitit 2013 në këtë vend është parashikuar 1.3-3.5% dhe kjo është në kohën kur indeksi i rritjes ekonomike të PBN është 0.5%.

Përsa i përket investimeve të huaja sidomos në sektorin e ndërtimit, banka qendrore e Malit të Zi raporton se investitorët rus janë ata që kanë investuar më shumë në krahasim me investitorët e vendeve të tjera në Malin e Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)