17 Nëntor 2024

Borxhi i jashtëm i Kosovës 1.69 miliard euro

Prishtinë, 4 janar - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin publik dhe atë privat, në fund të shtatorit 2014 ka shënuar vlerën 1.69 miliard euro. Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm, (rreth 23 për qind), gjendja e të cilit në fund të shtatorit ishte 383.4 milionë euro.

Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të shtatorit 2014 ishte 318.1 milionë euro.

“Borxhi i sektorit privat në fund të muajit shtator 2014 shënoi vlerën prej 1,306.6 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive, që janë në relacion të investimeve direkte (711.1 milionë euro), pasuar nga sektorët e tjerë të ekonomisë (383.8 milionë euro) dhe huamarrjet e bankave komerciale (211.8 milionë euro).

Në kuadër të sektorëve tjerë bëjnë pjesë institucionet financiare jobankare, korporatat jofinanciare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare.

Në këtë kategori, dominojnë kreditë tregtare të korporatave jofinanciare që importojnë mallra (180.1 milionë euro)”, është thënë në raportin e BQK-së, për statistikat e sektorit financiar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)