17 Nëntor 2024

Borxhi i jashtëm i Kosovës, 1.65 miliard euro

Prishtinë, 6 tetor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, shënoi vlerën 1.65 miliard euro. Kjo vlerë krahasuar me tremujorin paraprak shënoi një rritje të lehtë prej 3.3 përqind.

Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm (rreth 23 përqind), gjendja e të cilit në fund të qershorit ishte 381.8 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të qershorit 2014 ishte 318.9 milionë euro.

Borxhi i sektorit privat në fund të muajit qershor 2014 shënoi vlerën prej 1.26 miliardë euro. Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive, që janë në relacion të investimeve direkte (697.8 milionë euro), pasuar nga sektorët e tjerë të ekonomisë (337.3 milionë euro) dhe huamarrjet e bankave komerciale (229.3 milionë euro).

Në kuadër të sektorëve tjerë bëjnë pjesë institucionet financiare jobankare, korporatat jofinanciare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare. Në këtë kategori, dominojnë kreditë tregtare të korporatave jofinanciare që importojnë mallrave (155.6 milionë euro).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)