Borxhi i jashtëm i Kinës, mbi 751 miliardë dollarë
Pekin, 27 qershor - Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Shtetërore e Administrimit Valutor të Kinës, deri në fund të marsit të këtij viti, vëllimi i borxhit të jashtëm të Kinës kapi shifrën e mbi 751 miliardë dollarëve amerikanë, duke mos përfshirë borxhin e jashtëm të Hong-Kongut, të Makaos dhe të Tajvanit.
Deri në fund të vitit 2011, përqindja e borxhit të jashtëm të Kinës ishte 9.52%, që ishte nën nivelin e sigurisë së borxheve 20% në komunitetin ndërkombëtar.
Në sasinë e përgjithshme të vëllimit të borxhit të jashtëm, pjesa në dollarë amerikanë zë 76.67%.