16 Nëntor 2024

Borxhi i jashtëm i Kinës arrin në 10.28 trilion yuanë

Pekin, 18 korrik - Borxhi i jashtëm i Kinës në fund të marsit arriti në 10.28 trilion yuan ose 1.67 trilion dollarë amerikanë, bëri të ditur përmes një deklarate për mediat Administrata e Shtetit për Këmbimet e Huaja.

Në këtë shumë nuk përfshihet borxhi i jashtëm i Hong-Kongut dhe Makaos dhe as i Rajonit Administrativ të Posaçëm të Tajvanit.

Pjesa më e madhe e borxhit ndaj kreditorëve të huaj rezulton nga huatë afatshkurtëra, ndër të cilët borxhi i jashtëm me afat njëvjeçar është 7.24 trilion yuan, kurse borxhi i jashtëm afatmesëm dhe afatgjatë arriti në 3.04 trilion yuan.

Përsa i përket strukturës së monedhës, borxhi dominohet nga monedha e huaj në 51.9% të boxhit të jashtëm të papaguar, ku 80% janë dollarë amerikanë, 6% në euro dhe 4 % në yen japonez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)