19 Nëntor 2024

Borxhi i Italisë kap shifrën 133.3 për qind e prodhimit bruto

Romë, 24 tetor - Qendra Evropiane për Statistika në raportin e saj më të fundit ka bërë të ditur se Italia është shteti i dytë në BE me nivelin më të lartë të borxheve pas Greqisë.

Borxhi publik i Italisë në tre muajt e dytë të këtij viti është rritur për 3% më shumë në krahasim me tre muajt e parë të këtij viti dhe tani ka kapur shifrën 133.3% e prodhimit bruto të këtij vendi.

Kështu që ky vend radhitet në vendin e dytë pas Greqisë në BE që ka nivelin më të lartë të borxhit publik.

Borxhi publik i Greqisë aktualisht është 169.1% e prodhimit bruto të këtij vendi. Borxhi i Italisë këtë vit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2012 është rritur për 7.7% më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)