Borxhi grek do të vazhdojë në shifra të larta deri në 2030
Athinë, 23 tetor - Në raportin e trojkës për ekonominë greke, citohet se gjendja e ekonomisë greke është përkeqësuar dhe thekson se borxhi grek do të vazhdojë të jetë në shifra të larta deri në vitin 2030.
Pjesëmarrja e gjerë e privatëve në planin e ristrukturimit të borxhit grek, është e një rëndësie jetike, theksohet në raport.
Një reduktim në masën 50% i obligacioneve greke, do të arrijë në 120% të PBB deri në 2020. Trojka vlerëson se nevojitet një reduktim prej 60%.
Ndërkohë Parisi zyrtar ka hedhur poshtë propozimin e Berlinit për të dalur gjysmën e borxheve të Greqisë, me argumentimin se bankat franceze janë tashmë në pozita jo shumë të sigurta dhe falja e borxhit do të përkthehej me humbje të mëdha, të cilat mund të sjellin edhe reduktimin e normës së kreditimit.