15 Nëntor 2024

Borxhi grek arrin në 180 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Athinë, 28 prill - Kryeministri grek, Aleksis Cipras do t’i kërkojë sot presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme për lehtësimin e negociatave me kreditorët e Greqisë (BE dhe FMN), duke synuar mbylljen e rishikimit të parë të programit grek, sipas burimesh qeveritare.

Ky vendim vjen disa orë pas shpalljes së raportit të mbledhjes së jashtëzakonshme të ministrave të Financave të zonës euro, që ishte parashikuar fillimisht për të enjten.

Sipas zëdhënësit të eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, nevojitet më shumë kohë për të përfunduar vlerësimin e reformave të paraqitura nga Greqia.

Përfundimi i këtij vlerësimi do të mundësojë dhënien e fondeve ndihmë në trajtën e huasë të parashikuar verën e kaluar dhe hapjen e një debati mbi planifikimin e borxhit të vendit, që ka arritur në rreth 180 për qind të PBB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)