Borxhi amerikan shndërrohet në një shqetësim global
Washington, 12 tetor - Presidenti amerikan Barack Obama mendon se autoriteti i qeverisë për marrjen e borxheve duhet të shtohet për më shumë se gjashtë javë, për të shmangur paqartësitë mbi të ardhmen ekonomike, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Sipas tij, një marrëveshje afatshkurtër, e propozuar të enjten nga republikanët, do ta vendosë SHBA-në në një situatë më të vështirë fiskale.
Ndërkohë zv/ministri kinez i financave Zhu Guangyao deklaroi se Uashingtoni duhet të dëgjojë Bankën Botërore dhe FMN-në për zgjidhjen e krizës, për të shmangur ndikimin negativ global.
Ai i tha gazetarëve gjatë takimit të përvitshëm të BB-së dhe FMN-së se problemi i borxhit amerikan është shndërruar në një shqetësim global.