Borxhi amerikan arriti limitin ligjor prej 14 trilionë dollarë
Washington, 18 maj - Ministri amerikan për Financa bëri të ditur se është arritur limiti ligjor i borxhit prej 14.29 trilionë dollarë dhe se janë ndërprerë aktivitetet investuese me qëllim që të mos tejkalohet limiti.
Ministri amerikan për Financa Timoti Gajtner i bëri thirrje Kongresit që ta ngre limitin për borxh që të mbrohet kredibiliteti dhe besimi i plotë në SHBA dhe të evitohen pasojat katastrofale për qytetarët.
Sërish i bëj thirrje Kongresit që të veprojë në drejtim të rritjes së limitit statutar të borxhit, theksoi Gajtner.