Borxhet publike të Amerikës arrijnë në 17.7 trilion dollarë
Washington, 19 tetor - Departamenti i Thesarit të SHBA-ve ka njoftuar se borxhet e qeverisë së këtij vendi aktualisht kanë kaluar tavanin ligjor që është caktuar në të kaluarën dhe kanë kapur shifrën 17.7 trilion dollarë.
Në bazë të marrëveshjes së arritur në çastet e fundit mes republikanëve dhe demokratëve në Kongresin e Amerikës, tavani ligjor i cili përcakton kufijtë e borxheve të qeverisë amerikane nuk do të zbatohet deri më 7 shkurt të vitit tjetër.
Në bazë të kësaj çështje, Departamentit Amerikan të Thesarit përkohësisht i lejohet të marrë kredi të reja në tregjet e financave në mënyrë që ti zbatojë zotimet financiare.
Sipas këtij raporti, ky departament duhet të marrë parasysh tavanin e borxheve prej 16.7 trilion dollarë dhe të mos e kalojë atë si dhe të ndërpresë masat e mëparshme të vendosura përsa i përket marrjes së kredive nga fondet financiare.