Borxhet evropiane rreziku kryesor për ekonominë botërore
Pekin, 24 gusht - Përhapja e problemit të borxheve evropiane në një a dy vitet e ardhshëm, do ta rrezikojë sistemin monetar dhe ekonomisë botërore.
Alarmin e jep ekonomisti kinez Ma Jun, duke folur me mediat të martën.
Ma Jun, drejtuesi i Deutsche Bank për Kinën, mendon se problemi i borxheve evropiane është rreziku më i madh për ekonominë globale.
Zoti Ma, shton se recesioni ekonomik në Evropë dhe SHBA do të ushtrojë ndikime ndaj Kinës nëpërmjet tri kanaleve, si tregtisë, çmimit të lëndëve të para dhe besimit të investitorëve.