27 Prill 2025

Borxhet e Spanjës dhe Sllovenisë, kërcënojnë ekonominë europiane

Bruksel, 11 prill - Bashkimi Europian po paralajmëron se borxhet e mëdha qeveritare dhe të sektorit privat të akumuara në Spanjë dhe Slloveni përbëjnë kërcënime të reja ndaj ekonomisë së kontinetit.

Komisioni Evropian, krahu administrativ i BE-së, sot bëri për të dy vendet një vlerësim aspak të mirë, në rishikimin që i bëri ekonomive të 13 vendeve evropoane.

Në raport thuhet se Spanja dhe Sllovenia janë duke përjetuar “çbalancime të jashtëzakonshme makroekonomike”.

Vitin e kaluar, Evropa dha një paketë ndihmash për sistemin bankar të Spanjës, dhe disa analistë thonë se tani Sllovenia, mund të bëhet vendi i 6-të i Eurozonës, të cilit huadhënësit ndërkombëtarë do të duhet t’i japin një paketë ndihmash ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)