Bordi përzgjedh kandidatët për shef të FMN-së
Washington, 14 qershor - Christine Lagarde dhe Agustin Carstens pritet të jenë dy emrat e përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar për të garuar për kreun e këtij institucioni.
Lagarde, aktualisht Ministre e Financave në Francë dhe Agustin Carstens, guvernator i Bankës së Meksikës kandidojnë për kreun e FMN-së pas lënies vakant të këtij pozicioni nga largimi i Domenique Strauss-Kahn që u arrestua muajin e shkuar në New York nën akuzën e tentativës së përdhunimit dhe ngacmim seksual.
Bordi Ekzekutiv do të mblidhet bashkë me kandidatët në Uashington ku do të përcaktohen avantazhet dhe disavantazhet e secilës kandidaturë, thuhet në njoftimin e FMN-së.
Fondi thotë se parashkon të përfundojë të gjithë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve deri më datë 30 qershor.