16 Nëntor 2024

Bordi kthen Gjelosh Vaten në poziten e kryeshefit të KUR Prishtina

Prishtinë, 13 nëntor - KUR”Prishtina” ka njoftuar se sot Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie, në mbledhjen e radhës të mbajtur sot në drejtorinë e KUR”Prishtina” sh.a. shfuqizoi vendimet e  Bordit të kaluar të Drejtorëve, vendime që janë marrë më datë 17 dhe 18 gusht 2015.

Vendimi i datës 17 gusht 2015, kishte të bënte me shkarkimin e Gjelosh Vataj nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të KUR”Prishtina”, derisa vendimi i ditës së sotme 13 nëntor 2015  i  marrë nga Bordi  i Drejtorëve e rikthen z. Gjelosh Vataj në pozitën e  Kryeshefit Ekzekutiv të KUR”Prishtina” sh.a.

Selatin Retkoceri deri më tash UD i Kryeshefit Ekzekutiv të KUR”Prishtina” sh.a. me automatizëm rikthehet në pozitën që e mbante deri para datës 17 gusht 2015, bazuar në kontratën e rregullt që e kishte të vlefshme përpara se të merreshin vendimet e lartëcekura të datave 17 dhe 18 gusht 2015.

Ndërsa z. Remzi Llumnica i cili që nga data 18 gusht 2015 mbante pozitën e UD të Zyrtarit Kryesor Financiar bazuar në vendimin e Bordit të kaluar të Drejtorëve, që nga sot me automatizëm ritkthehet në pozitën e mëparshme bazuar në kontratën e rregullt që e kishte të vlefshme përpara se të merreshin vendimet e lartëcekura të datave 17 dhe 18 gusht 2015.

Arsyeshmëria e marrjes së vendimeve të ditës së sotme nga Bordi i Drejtorëve të KUR”Prishtina’ sh.a. bazohet në trajtimin e një raporti zyrtar nga Inspektorati i Punës dhe rekomandimeve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës.

Konform vendimeve te marrura është edhe vendimi për një Auditim të çështjeve të ngritura nga Bordi i kaluar i drejtorëve. Ky auditim i kërkuar, do të bëhet nga Auditori i Përgjithshëm.

Pas një debati të gjatë të Bordit të Drejtorëve dhe pas analizimit të materialit, me shumicë votash u morën vendimet e lartëcekura. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)