Bordi i KPMM-se takohet me Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik
Prishtinë, 7 shkurt - Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, do të zhvillojë takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Takimi, do të mbahet sot në objektet e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, që ndodhen në lagjen Bregu i Diellit, rruga “Armend Daci” në Prishtinë.
Në këtë takim të rëndësishëm, anëtarët e KPMM-së, me në krye kryetarin Musa Shabani, pos planeve që KPMM ka për vitin 2018, do t’i njoftojnë deputetët edhe për realizimet e suksesshme të vitit që lamë pas.