23 Dhjetor 2024

Bordi i Drejtorëve diskutoi draftin final të planifikimit të buxhetit për vitin 2022

Mitrovicë, 26 janar - Nën kryesimin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza, dhe në prani të nënkryetarit Arian Tahiri, drejtorëve të drejtorive komunale, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve.

Në këtë takim kryetari Hamza ka prezantuar planifikimin e buxhetit për vitin 2022, i cili fillimisht ka falënderuar të gjithë drejtorët për kontributin e tyre të dhënë brenda një afati të shkurtë kohor në përgatitjen e këtij buxheti, duke qëndruar brenda kornizave dhe kufijve buxhetor të përcaktuar sipas Qarkores Buxhetore të Ministrisë së Financave.

Më tutje kryetari Hamza ka përmendur disa nga projektet kryesore dhe më prioritare që janë planifikuar në buxhetin e këtij viti siç janë ndërtimi i QKMF-së, ambulantave në Koshtovë, dhe në Stantërg, rregullimi i infrastrukturës në rrugët “Ali Zeneli”, “Lah Nimani”, Evlia Qelebia”, “Mbretëresha Teutë”, “Shemsi Ahmeti”, përfundimi i asfaltimit të rrugëve në Vërrnicë dhe Bare, sistemi për ujitje dhe pastrim të qytetit, përkrahja me pagesë shtesë e familjeve me asistencë sociale, si dhe projekte tjera.

Prioritet në këtë buxhet do të ketë arsimi, shëndetësia, infrastruktura, rinia, kultura, sporti, derisa ai ka theksuar se një pjesë e buxhetit për këtë vit do të shkoj në shlyerjen e borxheve të trashëguara të cilat e arrijnë shifrën afër 10 milionë euro.

Kryetari Hamza ka potencuar se në afat ligjor planifikimi i buxhetit të Komunës së Mitrovicës për vitin 2022 do të dërgohet në Komitetin për Politikë dhe Financa, e pastaj të procedohet për miratim në Kuvendin Komunal.

Në fund të mbledhjes u diskutuan edhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve, ku pati edhe propozime të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullimin më të mirë të funksionimit në secilën drejtori dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)