18 Nëntor 2024

Bordi i AKP-së dështon të zgjedhë drejtorin menaxhues

Prishtinë, 13 qershor - Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka dështuar të zgjedhë drejtorin menaxhues të këtij institucioni.

Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për anulimin e konkursit, shkruan sot Koha Ditore.
 
Ndërsa gazeta është njoftuar nga burime të afërta me AKP-në, se mungesa e një konsensusi në mes të anëtarëve të bordit për emrin që do të bëhet drejtor ka qenë arsyeja kryesore e anulimit të konkursit.

Për zgjedhjen e drejtorit ekzekutiv nevojiten votat afirmative të shumicës së anëtarëve të Bordit të AKP-së. Bordi sipas ligjit duhet t’i ketë 8 anëtarë dhe për zgjedhjen e drejtorit nevojiten minimum votat e pesë anëtarëve të bordit, aq sa aktualisht i ka ky institucion, për shkak të dorëheqjes së tre anëtarëve vitin e kaluar.

Pesë anëtarët aktualë nuk kanë qenë të një mendimi për emrin i cili do të jetë drejtor ekzekutiv i AKP-së.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)