19 Nëntor 2024

Bordet e ndërmarrjeve publike me afat të skaduar

Prishtinë, 6 nëntor - Janë plot 16 borde të ndërmarrjeve publike (NP), të cilave u ka kaluar mandati tash sa vite dhe zyra e kryeministrit si kompetente e vetme për emërimin e anëtarëve të rinj vazhdon të vonojë këtë proces.

Përveç bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të cilit para disa javësh i janë përzgjedhur anëtarët e rinj, edhe pse me një vit vonesë, 16 ndërmarrje tjera përfshirë këtu Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK), janë në pritje të emërimit të bordeve të reja.

Çështja është se zyra e kryeministrit ka kohë që për të gjitha këto ndërmarrje ka shpallur konkurset për aplikim të anëtarëve të rinj, e madje edhe i ka mbyllur ato, por vazhdon të mos ketë lëvizje të reja sa i përket përzgjedhjes së tyre dhe përmbylljes së këtij procesi.

Në rastin e PTK-në, konkursi për aplikimin për anëtarë të rinj të bordit, është mbyllur qysh në muajin prill të këtij viti, ndërsa gazeta ka siguruar edhe numrin e personave që kanë aplikuar e që është 90.

Ndërsa disa prej emrave që kanë aplikua për këtë bord të siguruar nga gazeta, janë njerëz që tashmë ushtrojnë pozita të larta në ndërmarrje të rëndësishme si Mrika Tahiri zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Flamur Keqa nga Departamenti i tregtisë në Ministri të Tregtisë, kanë aplikuar edhe persona qe veç kanë qenë pjesë e këtij bordi, si Rexhë Gjonbalaj kryesues i bordit të PTK-së, e disa të tjerë kryesisht njerëz të afërt me partinë në pushtet PDK-në.

Kurse gjithsej persona që kanë aplikuar për bordet e 16 ndërmarrjeve arrijnë numrin në 1382, bëjnë të ditur po ashtu burime të gazetës.

Sekretari në zyrën e kryeministrit, Fitim Krasniqi thotë se pas përmbylljes së konkurseve për anëtarë të rinj, fillimisht është lidhur me pushime verore e pastaj me fushatë, por sipas tij tashmë është bërë përzgjedhja e atyre që kanë hyrë në listë të ngushtë dhe intervistimi i tyre do të nisë shpejt.

“Zyra e kryeministrit ka bërë përzgjedhjen e një rrethi të ngushtë të atyre që kanë aplikuar për këto borde, dhe shumë shpejt pritet që në njërën prej mbledhjeve të ardhme të qeverisë edhe të përzgjedhjen emrat e rinj”, tha Krasniqi.

Në anën tjerr, përfaqësues të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës thonë se vonesat po ndodhin për shkak se njerëzit e pushtetit nuk po gjejnë pajtueshmëri se këtë vendosin në krye të këtyre ndërmarrjeve.

“Si duket qeveria nuk është duke gjetur emra të njerëzve që janë vërtet të dëgjueshëm, dhe këtu është problemi kryesor, s’ka ku të jetë tjetër”, tha deputeti nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Xhevdet Neziraj.

Sipas tij, edhe atëherë kur emërohen anëtarët e rinj, ata janë emra politik, njerëz të dëgjueshëm, njerëz të afërt me pushtetin, dhe aspak profesional apo të tillë çfarë do duhej të ishin në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike.

Edhe Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vonesën e emërimit të bordeve të reja e lidh me faktin se brenda partisë në pushtet ka mospajtime, përplasje se cilin emër ta vendosin.

“Pas parasysh faktin që brenda kësaj partie edhe ka pas së fundi përçarje, do duhej të jetë edhe arsyeja e vonesës së emërimit të bordeve të reja. E kjo tregon edhe se kjo Qeveri me rëndësi e ka që në këto borde gjithsesi të vendos njerëz të vet e aspak nuk e ka me rëndësi se a po mbesin ato jashtë funksionit apo ka probleme me këto vonesa apo jo”, tha Osmani.

Ndryshe, 16 ndërmarrjet publike bordet e të cilave janë me mandat të skaduar, dhe për të cilat ka kompetencë në emërime te reja vetëm Qeveria janë:

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), Posta e Kosovës, Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës, INFRAKOS, TRAINKOS, Kompania për Menaxhimin e Deponive, NPH.Ibër Lipencë, KU Drini i Bardhë, KU Radoniqi-Dukagjini, KRU Prishtina, KRU Hidrodrini, KRU Hidroregjioni Jugor, KRU Mitrovica, KRU Hidromorava dhe KRU Radoniqi.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)