05 Nëntor 2024

Bordet e ndërmarrjeve publik krejtësisht te politizuara

Prishtinë, 21 dhjetor - Gjate vitit 2019, Qeveria e Kosovës ka emëruar persona politike ne bordet e ndërmarrjeve publike, siç është Posta e Kosovës, KRU “Prishtina” dhe Iber-Lepenci, thuhet ne raportin e monitorimit te rekrutimit “CV apo Libreze?” te publikuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).

Në këtë raport thuhet se politizimi ka vazhduar me emërimin e personave politike neper pozitat te larta ne ndërmarrjet publike, siç është zëvendës drejtori i KEK-ut dhe sekretari i Telekomit te Kosovës.

Ligji për Ndërmarrjet Publike thotë se zyrtaret e larte te ndërmarrjeve publike duhet të jenë te pavarur dhe se nuk mund te zgjidhen në ato pozita nëse në 36 muajt e fundit para aplikimit kanë qenë të emëruar politikë, zyrtarë te zgjedhur publike apo kanë mbajtur pozita te rëndësishme në parti politike.

BIRN ka rekomanduar qe te gjithë anëtaret e bordeve dhe zyrtaret e lartë te ndërmarrjeve publike që në 36 muajt e fundit kanë pasur pozita politike nëpër institucione apo parti politike te shkarkohen nga detyra.

BIRN ka monitoruar shume konkurse e procese te rekrutimit qe janë zhvilluar me asistencën e kompanisë se angazhuar nga Ambasada Britanike për te ofruar asistence ne rekrutim institucioneve të Kosovës, BDO, apo pa të, e të cilat janë të shpjeguara ne mënyrë te detajuara në raportin e monitorimit. BIRN gjate këtyre monitorimeve ka zbardhur shumë shkelje që bëhen neper konkurse e të cilat kanë ndikuar ne punësimin e njerëzve jo-meritore.

Pjese e raportit, që përfshin periudhën e monitorimit nga muajin prill deri dhjetor 2019, është edhe konkursi ‘maratone’ per zgjedhjen e kryesuesit të Zyres se Rregullatorit të Energjisë.

Në dy konkurset e para, Kuvendi nuk i kishte emëruar kandidatet e propozuar nga BDO-ja. Ne konkursin e trete Ambasada Britanike ishte tërhequr, ndersa procesi i rekrutimit ishte përcjelle me shkelje.

BIRN kërkon nga institucionet e Kosovës qe t’i zbatojë rekomandimet që i marrin nga ekspertët britanikë të BDO-së.

Në pjesen e dytë të Raportit të Rekrutimit është bëre një analize e Ligjit për Zyrtaret Publike dhe dy projekt-udhëzimeve për zbatim te këtij ligji. Ligji ka paraparë reformë te thellë në mënyrën e punesimit dhe avancimit në shërbimin civil. Analiza konkludon se Ministria e Administratës Publike do ta ketë monopolin e punësimit ne shërbimin civil profesional.

Ndryshime përmbajtjesore janë berë edhe ne menyren e testimit te kandidatëve, por eshtë zvogëluar dukshëm pesha e intervistes në punesim.

Ky është raporti i dyte i monitorimit ne rekrutim i publikuar nga BIRN me përkrahje te Ambasadës Britanike ne Kosove.

BIRN do te vazhdoje te monitoroje konkurse neper institucionet qendrore, agjenci te pavarura e komuna.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)