BOC bëhet banka e parë kineze e pagesës në Britani
Londër, 29 korrik - Bursa e Metaleve e Londrës (LME) shpalli të martën se monedha kineze RMB është pranuar që të përdoret si monedhë kolatorali në tregun e përtej detit (offshore) të Hong Kongut.
Ndërkohë, dega e Bankës së Kinës (BOC) është bërë zyrtarisht banka e parë kineze që do të ofrojë shërbime pagesash në bursën e metaleve.
Dega e BOC-së në Londër u shpreh që ky është një përparim i madh i institucioneve financiare kineze në tregtinë e lëndëve të para.
Kjo, sipas bankës, do të nxitë më shumë ndërmarrje kineze të marrin pjesë në tregtinë e lëndëve të para.
Pranimi i RMB-së si monedhë kolateral është përshëndetur edhe nga presidenti ekzekutiv i grupit HK Exchange & Clering, Li Xiaojia, i cili nënvizon lidhjet e ngushta dhe koordinimin efikas mes Hong Kongut dhe Londrës.
Grupi HK Exchange & Clering do të vazhdojë studimin për të tërhequr më shumë investitorë nga pjesa kontinentale e Kinës dhe vende të tjera të botës dhe për të krijuar lidhje më të ngushta mes tyre.