18 Nëntor 2024

BNP Paribas pranon gjobën prej 8.9 miliardë dollarë nga SHBA

Paris, 30 qershor - Banka më e madhe në Francë, BNP Paribas, bëri të ditur se është e gatshme të pranojë një gjobë në shifra kolosale nga rregullatori financiar i ShBA-së.

Banka franceze akuzohet për shkeljen e sanksioneve ekonomike të ShBA-së ndaj Iranit dhe disa vendeve të tjera.

Për të shmangur hetimin penal nga drejtësia amerikane, BNP Paribas do të paguajë një gjobë rekord prej 8.9 miliardë dollarësh amerikanë, më e madhja që autoritetet amerikane kanë vendosur ndonjëherë ndaj një banke të huaj.

Sipas akuzës, gjatë periudhës 2002-2009 BNP Paribas ka shkelur sanksionet e vendosura nga ShBA-ja, duke zhvilluar biznes me vende si Irani, Sudani dhe Kuba.

Kjo gjobë është pothuajse e barabartë me të ardhurat e pataksuara të bankës franceze vitin e kaluar.

Ngjarja ka ndikuar rëndë mbi reputacionin e BNP Paribas-it në mbarë botën, si edhe në rezervën e saj të kapitaleve. Gjithashtu, pritet që edhe plani i saj për zgjerimin e biznesit në Amerikën Veriore të përballet me pengesa. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)