18 Nëntor 2024

BNP Paribas mund të ndëshkohet me 10 miliard dollarë

Paris, 16 qershor - Ministri i Financave i Francës Michel Sapin thotë se bisedimet mes BNP Paribas dhe autoriteteve amerikane mbi një gjobë të mundshme për këtë bankë po shkojnë drejt "niveleve më të barabarta".

Autoritetet amerikane po hetojnë nëse BNP ka shkelur sanksionet e ShBA-së kundër Iranit dhe vendeve të tjera në periudhën e viteve 2002-2009.

Banka franceze mund të ndëshkohet me një gjobë deri në 10 miliard dollarë amerikanë dhe mund të përballet edhe me dënime të tjera.

Sipas qeverisë franceze, gjobat dhe ndëshkimet do të ishin "të shpërpjesëtuara". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)