15 Janar 2025

BMW me qarkullim dhe fitim rekord

Munhen, 7 nëntor - Koncerni gjerman i prodhimit të automobilave BMW në tremuajshin e tretë ka shënuar një rritje të madhe të qarkullimit dhe të fitimit, përkundër krizës së industrisë automobilistike në Evropë.

 

Qarkullimi i këtij koncerni gjatë kësaj periudhe është rritur për plot 14 për qind kryesisht falë rritjes së shitjes në SHBA dhe në Kinë. Ndërsa fitimi është rritur edhe më shumë, gjegjësisht 16 për qind.


Shikuar me shifra, në tremuajshin e tretë të këtij viti, BMW ka realizuar një qarkullim prej afër 19 miliardësh ndërsa fitimi i pastër që ka shënuar gjatë po kësaj periudhe ka qenë 1.3 miliard.


BMW për tre muajt e fundit ka shitur 435 mijë automjete të tipave BMW, Mini dhe Rolls-Royce.


Ky koncern llogarit të shënojë fitim edhe në kuartalin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)