Bllokohet sistemi i kadastrit në Prishtinë
Prishtinë, 20 qershor - Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës njofton qytetarët se sot nga ora 8:00, sistemi për printimin e çertifikatave të pronës SIKTK nuk po punon.
Së këndejmi zyrtarët e Drejtorisë vetëm mund vetëm t\'i shohin të dhënat e palëve, por pa patur mundësi t\'i printojnë çertifikatat.
SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë dhe menaxhohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës. Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të tij.s