16 Nëntor 2024

“Bllok pas blloku”, banorët do t’i dizajnojnë vetë hapësirat publike

Prishtinë, 2 shtator - apësirat e pashfrytëzuara dhe ato që ishin lënë në harresë institucionale ndërkohë që ishin shndërruar në strehë të keqbërësve të ndryshëm, së shpejti do të shndërrohen në hapësira që do t’i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës, bashkë me përfaqësuesit e “UN Habitat”, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar kohë më parë, sot shpalosën projektin “Bllok pas blloku” që do të realizohet me banorët e lagjes “Bregu i Diellit.

Xhevdet Pozhari, zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës tha se një prej zotimeve kryesore është vendimmarrja e përbashkët ku qytetarët do të jenë akterë të drejtpërdrejtë me qëllim që Komuna e Prishtinës të jetë një qytet që do t’i plotësonte nevojat dhe kërkesat e banorëve të saj.

“Në këtë kuptim, edhe projekti që do ta realizojmë së bashku me UN Habitatin do të jetë shpërfaqje e konceptit të banorëve të asaj lagjeje lidhur me hapësirat e pashfrytëzuara që janë identifikuar dhe do të revitalizohen”, tha Pozhari.

Pozhari bëri të ditur se fillimisht do të projektohet hapësira që ndodhet në lagjen “Bregu i Diellit” ku kohë më parë nga Drejtoria e Inspekcionit ishin larguar objektet e montuara dhe disa ndërtime të përkohshme që ishin të parapara të shërbenin në funksion të tregut. Hapësirë kjo e cila në të kaluarën ishte shndërruar në strehë të keqbërësve. Ai tha se Komuna e Prishtinës projekte të ngjashme planifikon të realizojë në shumë lagje të kryeqytetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)