Blerim Rexha, kryetar i ri i Bordit të AKP-së
Prishtinë, 21 shkurt - Kuvendi i Kosovës, me 50 vota për dhe 5 kundër, ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Kryesues i bordit Blerim Rexha është zgjedhur me mandat tre vjeçar. Kurse, anëtarë të tjerë të kësaj agjencie me mandat dyvjeçar janë emëruar.
Maja Millanoviq, Kryetari i bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi, Dardan Peja dhe Skënder Komoni.