Blerim Rexha jep dorëheqje
"Po ashtu me keqardhje të madhe kam marr lajmin për largimin e tani më dy anëtareve nga Bordi i AKP. Largimi i tyre është padyshim si pasoj e keqinformimit të tyre nga individ të caktuar, brenda dhe jashtë AKP-së."
"Tendenca se kinse unë jam kundër interesave amerikane dhe evropiane në Kosovë nuk qëndron, Unë e familja ime, ashtu sikur të gjithë qytetaret e Kosovës, përkulemi me shumë respekt para kontributit të SHBA-ve dhe BE-së dhënë për popullin dhe shtetin e Kosovës. Në këtë situatë të krijuar jep dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e Kryesuesit të Bordit të AKP-së", thuhet në letrën e Rexhës.
Ai u ka kërkuar falje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, qytetarëve të Kosovës, që në këtë kohë të shkurtë nuk ka mundur të zbatoj rekomandimet e tyre për rritje të transparencës dhe ndryshimit të modelit të privatizimit, të dala nga rezoluta e Kuvendit e tetorit e vitit 2012.
"Së AKP duhet të ndërroj qasjen ndaj pronës, aseteve që privatizon dhe menaxhon tani më është e padiskutueshme. Sigurisht se kjo sfidë kërkon njerëz të rinj. Unë dua të falënderoj të gjithë punëtorët e sinqertë të AKP-së, që janë të shumtë, për bashkëpunimin që kemi pasur për këto me pakë se 100 ditë të rrugëtimit të përbashkët. Të gjithëve ju dëshiroj sukses në punën tuaj", përfundon letra e Rexhës.