09 Maj 2024

Blanchard: Ekonomia botërore do të rritet me 4.5 përqind

Prishtinë, 12 prill - Ekonomisti i FMN-së Oliver Blanchard tha se rritja botërore ekonomike parashikohet të jetë rreth 4.5 përqind këtë vit dhe gjatë vitit që vjen, gjë që u cilësua si një ritëm rritje mjaft i lartë nga specialisti i FMN-së.

Megjithëse ky është një lajm i mirë, Blanchard tha për shtypin në zyrat qendrore të FMN-së në kryeqytetin amerikan, se parashikimet e fundit tregojnë se ritmet e rritjes ndryshojnë nga ekomitë e avancuara tek ato në zhvillim.

Blanchard thekson një shqetësim të ri që janë çmimet e të mirave materiale, të cilat janë rritur më shumë nga parashikimet.

Ai tha se rritja e çmimeve ushqimore përbën më shumë problem për vendet në zhvillim ku kredibiliteti i bankave qendrore mund të jetë i vakët.

Ekspertet vleresojne se Çmimet e larta të materialeve të konsumit mund të përbëjnë kërcënim për vendet në zhvillim, madje edhe kur këto çmime nuk cenojnë rritjen ekonomike. Kostoja në rritje mund të nxisë tensione sociale.

Çmimet e larta të konsumit luajtën rol në trazirat e këtij viti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Blanchard tha se normat e ulëta të interesit e bëjnë më të lehtë përshtatshmërinë fiskale për vendet në zhvillim. Ai tha eksportet e kanë marrë veten ndjeshëm dhe po ashtu janë balancuar kërkesa nga jashtë nga shtimi i kërkesave nga brenda.

Por ende, tha ai, rimëkembja globale është e pabalancuar. Blanchard shtoi se burimi për rritje të ulët daton përtej krizës së fundit financiare ndërkombëtare.

Ai theksoi se rënia e tregut të shitblerjes së shtepive ka ndikuar në investime të ulëta në tregun e strehimit në shumë vende.

Po sipas Blanchard, ekonomitë e avancuara kanë reaguar pjesërisht ndaj vërejtjeve të FMN-së për më shumë transparencë rreth rrezikut të bilancit bankar dhe për të rishikuar rregulloret financiare dhe mbikëqyrjen.

Kryeshefi i FMN-së për çështjet ekonomike po ashtu tha se do të duhet shumë kohë që të fillojë të shihet suksesi i përpjekjeve për të përmirësuar ekonomitë e dëmtuara në vendet e përparuara si Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

Ai shtoi se kriza financiare nuk ka lënë pasoja të pariparueshme tek ekonomitë e tregut në zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)