17 Nëntor 2024

Blair: Ekonomia kineze mbetet një motor i fuqishëm për botën

Davos, 26 janar - Ish kryeministri britanik Tony Blair ka deklaruar se ekonomia e Kinës mbetet \"një motor i rritjes\" për ekonominë botërore. Ai e bëri këtë koment gjatë një interviste dhënë në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

\"Jam i mendimit se është e pashmangshme që Kina të ketë një fazë të re zhvillimi dhe nëse është shënuar një rënie në dy shifra, përsëri rritja 7% mbetet e fortë.\"

\"Shuma e përgjithshme e rritjes së ekonomisë kineze është e njejtë edhe kur rritja është 10% pasi kemi të bëjmë me madhësinë e kësaj ekonomie, që tashmë është rritur shumë. Pra mendoj se Kina do të vazhdojë të mbetet një motor i fuqishëm për ekonominë botërore.\"

Sipas ish kryeministrit Blair, reformat ekonomike të Kinës nëse do të kryhen normalisht do të kenë ndikim jo vetëm brenda vendit, por në mbarë botën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)