Bjellorusia do ti bashkangjitet hapësirës unike ekonomike
Minsk, 11 dhjetor - Bjellorusia do ti firmosë dokumentet për përfshirje në Hapësirën unike ekonomike, në të cilën marrin pjesë edhe Rusia, Kazakistani dhe Ukraina para përfundimit të vitit, deklaroi presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko, pas samitit që sot u mbajt në Kremlin, transmeton RIA Novosti.
Gjëja më e rëndësishme në këtë marrëveshje është ajo se do të mundësohet që ndërmarrjet nga Rusia, Kazakistani, Ukraina dhe Bjellorusia të garojnë nën kushte të njëjta në hapësirën unike ekonomike, tha Lukashenko.
Lideri i Bjellorusisë, po ashtu iu falënderua Rusisë për mënjanimin e brengave të tyre rreth doganave të naftës dhe produkteve të naftës.
Paraprakisht, ministrja ruse për zhvillim ekonomik, Elvira Nabiulina, deklaroi se Rusia do ti pezullojë doganat eksportuese të naftës për Bjellorusinë, duke filluar prej 1 janarit të vitit 2011, nëse Minsku i ratifikon dokumentet për Hapësirën unike ekonomike. Ky vendim do ti kursejë Bjellorusisë thuajse katër miliardë dollarë.
Hapësira unike ekonomike do të mundësojë qarkullim të litë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore, si dhe politikë koherente makroekonomike ndërmjet vendeve anëtare.