Biznesmeni Megzon Hoti ndërton shtëpi për familje me nevojë
Skenderaj, 11 shtator - Biznesmeni i mirënjohur drenicas nga fshati Polac, Megzon Hoti ka financuar ndërtimin e shtëpisë se Naim Kaqkinit nga Skenderaji.
Hoti ka thënë se duke parë gjendjen e rëndë të kësaj familje ka vendosur qe të ndaj një pjesë të parave të biznesit për të financuar ndërtimin e shtëpisë për ta.
Ai ka thënë se do të shprehë mbeshtetjen e tij edhe në të ardhmen të përkrah familje që kanë nevoj, për aq sa do të ketë mundësi.
"Sot ju dhuruam çelsat e banesës së re Naim Kaqkinit me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij nga Skenderaji të cilët tani u benë me shtëpi të re", ka thënë biznesmeni Hoti.
Udhëheqësi i Shoqatës Bëmirëse Jetimat e Ballkanit ka falenderuar biznesmenin Hoti i cili ka theksuar se donator i vetëm i kësaj shtëpie është Megzon Hoti i cili me vullnetin e tij ka marrë përsiper ndërtimin e shtëpisë dhe komplet mobilimin e saj
“