19 Nëntor 2024

Biznesmeni i dyshuar fiton tenderë nga AKI-ja e Policia

Prishtinë, 21 tetor - Dy institucione të sigurisë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Policia e Kosovës, shpallën fitues për furnizim me uniforma, një kompani të biznesmenit Armend Selimi që po hetohet për korrupsion në tenderët e furnizimit me armë e municion të policisë.

Përveç kontratave shtetërore të furnizimit me armatim, kompania e tij, dyshohet se përfitoi nga kurdisja e një tenderi të furnizimit me autoblinda për Policinë e Kosovës.

Rrjeti i kompanive të lidhura me biznesmenin Selimi ka fituar përgjatë viteve mbi 6 milionë euro tenderë në Kosovë.

Një kompani në pronësi të Armend Selimit, biznesmenit që po dyshohet për përfshirje në korrupsion në furnizimet me armë e municion të Policisë së Kosovës, është shpallur fituese në tenderët për furnizim me uniforma të dy institucioneve të sigurisë. 

Policia e Kosovës shpalli fitues kompaninë e tij NTP Amici në korrik, ndërsa Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në gusht të këtij viti.

Selimi ishte arrestuar në tetor të vitit 2011, pas bastisjeve të kryera nga Minisioni Europian për Sundimin e Ligjit-Eulex lidhur me dyshimet për korrupsion në një tender të vitit 2008 të furnizimit me armë e municion të Policisë së Kosovës.

Tenderi ishte fituar nga kompania Friends  e Selimit dhe Jolix e biznesmenit Astrit Pira.

/Gazetajnk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)