16 Janar 2025

Biznesmenët që kërkojnë rryshfet

Prishtinë, 23 mars - Biznesmenët Agim Ademi dhe Muharrem Rama nga Prishtina kërkojnë rryshfet në emër të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamitit.

Sipas gazetës Tribuna kjo gjë është mësuar përmes një regjistrimi të bërë ndaj dy biznesmenëve.

Regjistrimin ndaj tyre e ka realizuar pronari i kompanisë \"Capital Ring\", Dritëro Agolli. Ky i fundit i ka kërkuar leje ndërtimi në komunën e Prishtinës për ndërtime në lagjen Sofalia.

Hetimet e nisura ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal, Sami Hamitit dhe dy biznesmenëve të tjerë, me dyshimin se kanë kërkuar 2 shtëpi dhe një veturë BMW, me kusht që të ndërrohet plani urbanistik i lagjes Sofalia në Prishtinë, për t’i lejuar “Capital Ring” ndërtimet, janë bazuar pikërisht në incizimet që kishte bërë Dritëro Kadolli, ka thënë burimi i gazetës me kusht anonimiteti.

Prokuroria e EULEX-it, megjithëkëtë, ende nuk ka ngritur aktakuzë për rastin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamitit, i cili më 12 shtator të vitit 2012 u arrestua me dyshimin për zhvatje dhe vepra të tjera lidhur me korrupsion së bashku me dy biznesmenët, Muharrem Rama dhe Agim Ademi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)