07 Nëntor 2024

Biznesmenët nga Gjermania mbështesin nismën e Investimeve Strategjike

Prishtinë, 3 tetor - Biznesmenët kosovarë nga diaspora interesohen për Ligjin e Investimeve dhe kërkojnë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike të mos kursehet mbështetja e mërgimtarëve në proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Përfaqësues të Unioni të Bizneseve nga Gjermania kanë takuar zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, me të cilin kanë biseduar dhe e kanë informuar për format e bashkëpunimit dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka hapur një faqe të re në sektorin e investimeve. Diaspora është një komunitet i rëndësishëm për ekonominë e Republikës dhe mbështetja e këtij procesi nga ana juaj është e nevojshme”,- ka thënë  zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Nga ana tjetër, biznesmenët kosovarë Albert Hashimi dhe Vëllaznim Kelmendi, nga Unioni i Bizneseve, kanë ftuar ministrinë në Gjermani për t’i parë kosovarët bashkë dhe vullnetin e tyre për zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Unioni i bizneseve nga Gjermania ka 300 anëtarë dhe është themeluar para tre vjetësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)