19 Nëntor 2024

Biznesmenët interesohen për Qendrën tregtare afër urës së Ibrit

Mitrovicë, 25 shtator - Brenda një kohe të shkurtër biznesmenët vendorë, por edhe ata ndërkombëtarë do të mund të konkurrojnë për të marrë në shfrytëzim Qendrën Tregtare prej rreth 18 mijë metrash katrorë që është në fazën e fundit të ndërtimit në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Kjo qendër është pjesë e projekteve në vlerë prej 24 milionë eurosh, të financuara nga  Komisioni Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ku përfshihen edhe Qendra multifunksionale dhe palestra e sportit “Minatori”.

Më qëllim të prezantimit të mundësive për të investuar në këtë qendër, drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe ata të Komisionit Evropian në Kosovë, kanë organizuar një takim të përbashkët me biznesmenë dhe investitorë të mundshëm.

Në takim janë dhënë sqarimet për objektin, mundësitë që ofron si dhe kanë dhënë përgjigje për interesimet konkrete të investitorëve potencialë.    

Drejtori i Urbanizimit në Komunën e Mitrovicës, Mehdi Bala, tha se objekti i Qendrës Tregtare pritet të përfundoj para vitit të ri, kur edhe planifikohet të hapet tenderi për konkurrim për dhënie në shfrytëzim në një periudhë prej 10+5 vjet.

“Të hyrat prej Qendrës Tregtare do të shfrytëzohen për të mbuluar shpenzimet për mirëmbajtjen e Qendrës multifuknsionale dhe palestrës së sportit “Minatori””.

Në takimin me moton “Investo në të ardhmen-një mundësi më shumë”, që u mbajt në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati si dhe shefi i operacioneve të Komisionit Evropian në Kosovë, Cristof Stock. Ata vlerësuan se kjo është një mundësi e mirë për investitorët dhe për të ardhmen e rinisë së Mitrovicës.

Pas funksionalizimit të këtij objekti që planifikohet të bëhet para qershorit të vitit të ardhshëm mendohet të punësohen rreth 350 punëtorë, ndërsa duke përfshirë edhe Qendrën multifuksionale përafërsisht 450 punëtorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)