18 Nëntor 2024

Biznesmenët e huaj premtuan investime në Mitrovicë

Mitrovicë, 23 maj - Në pjesën e dytë të punimeve të Konferencës Ndërkombëtare të Investitorëve për Mitrovicën, biznesmenët e pranishëm kanë shpalosur objektivat dhe interesimet e tyre për projekte  konkrete.  Po ashtu është prezantuar edhe një dokumentar i punuar nga Gabriele Pazzaglia nga \"Landproject” nga Italia.

Pazzaglia në prezantimin tij ka paraqitur mundësitë reale për të investuar në qytetin  e Mitrovicës, duke filluar që nga pozita strategjike e Mitrovicës, pasuritë nëntokësore e deri tek mundësitë në industri, bujqësi, turizëm, tregti, etj. Sipas tij, Mitrovica ofron një gamë të gjerë të  mundësive për investitorë, afaristë dhe biznesmenë nga jashtë, të cilët duhet të njoftohen për këto mundësi që i ka qyteti i bukur i Mitrovicës.

“Në zonën e lartë përmbi Bajgore, që është lënë pas dore, munden me u vendos impiante  për prodhim të energjisë, duke mos pas impakt në ambient. Pjesa tjetër  janë pyjet, që janë një pjesë shumë me rëndësi territorit, atje munden me u bë pemët, me u zhvillua industria, pastaj produktet shumë  të rëndësishme siç janë kërpudhat, dredhëzat, boronicat, mjedrat etj”,  tha ai.

Pazzaglia ka folur edhe për minerare, për zhvillimin e industrisë së pastër, për zonën industriale.

“Në zonën industriale mund të ndërtohen fabrikat e drurit, tekstilit ose edhe të çimentos. Ka kapacitete edhe për zhvillimin e degëve tjera të industrisë, bujqësisë, blegtorisë etj. Mitrovica ka mundësi edhe për zhvillimin e Parkut Lumor dhe atij Botanik, pasi që ka 1 milion e 200 metra katror, në të cilën hapësirë mund të realizohen parqe rekreative, shëtitore të ndryshme, por edhe investim të tjera”, ka thënë ai ndër të tjera.

Hee-Joo, Park,  nga kompania “Greenpeace Mushroom Farm”,  nga Koreja e Jugut,  ka  folur për projektin e tij të ndërtimit të fabrikës së kërpudhave.

Ai tha se pavarësisht vështirësive, tashmë është vendosur që të behët hapja e fabrikës, e cila do të prodhojë  kërpudha të cilat do të eksportohen jashtë vendit. “Unë jam nga Koreja e Jugut dhe merrem me prodhimet e kërpudhave. Qe 22 vite merrem me  eksport dhe  gjatë kësaj  kohe jam takuar me Agim Bahtirin, i cili gjithmonë ka dashur të investojë  në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij,  Agim Bahtiri është ai që ka ndikuar në të për të investuar në Mitrovicë. “Tash unë jam duke i dërguar makinat me teknologji të fundit, e që janë rreth 40 makinave që së shpejti do të jenë këtu. Unë do të investoj rreth 30 milionë euro në këtë vend e që është hera e parë që investojë në Kosovë. Unë do të krijoj mbretërinë kërpudhave me Agimin edhe me qytetarët e Mitrovicës”, tha ai.

Yoshiharu Hirano, përfaqësues i kompanisë, “Hirano Mushroom”, ka thënë se është i interesuar të investoj në prodhimin e kërpudhave.

Ai tha se së shpejti do të hapet dhe shkolla e gjuhës japoneze. “Projekti që do të realizohet në Kosovë do t`i ketë mbi 100 punëtorë, por që ky numër do të rritet vazhdimisht. Produktet që do të eksportohen  nga Kosova do të kenë shumë fitim. Kam biseduar edhe me Bahtirin që të hapin një shkollë japoneze këtu. Në Kosovë askush nuk di të fals japonisht, kështu që është e vështirë të punohet dhe të kontaktohet. Prandaj do ta bëjmë  hapjen e shkollës, në mënyrë që edhe kosovarët e interesuari të mësojnë gjuhën japoneze. Ne do t’i dërgojmë studentët nga Kosova  atje  dhe ata do të qëndrojmë deri në pesë vjet,   ku do të kenë mundësi edhe të punojnë”, tha ai.
.
Bilall Hasani,  përfaqësues i kompanisë “Mitrometal”, në Mitrovicë tha se dëshiron që të ketë investitorë të shumtë në Mitrovicë, pasi që ajo ofron shumë mundësi për investime.

“ Si biznes ,kisha kërkua me u hap një shkollë profesionale që do të jap kuadro profesionale nga agrikultura dhe në degët tjera. Përshendes edhe investitorin  që po vjen nga Koreja e Jugut,  i cili i shfaqi dëshirën për investim prej 30 milionë euro, që do ta na ndihmoj shumë. Ne në Kosovë kemi potencial, kemi tokë, kemi burime, kemi njerëz, ne dëshirojmë që investitorët të vijnë. Ne do t`i përkrahim me sinqeritetin më të madhin”, tha ai.

Bon Tas, nga Kompania Fudo nga Lituania,  theksoi se qe një vit është duke qëndruar në Kosovë dhe se merret me prodhime të  agrikulturës, bujqësore dhe prodhimin e ndryshëm të  frutave. “Po, në kohën më të shkurtër do të gjejmë mundësinë për të investuar këtu dhe për të krijuar produktin final, pasi ka kapacitete dhe besojmë që ka me pas sukses”, tha ai.

Megjit Hasani, i cili merret me përpunimin e pemëve dhe përpunimin e tyre, duke filluar nga  prodhimi, përpunimi, paketimi dhe shitja e tyre., Ai kërkoi që të ketë një bashkëpunim më të madh me kompanitë  e huaja me qëllim të zgjerimit të biznesit të tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)