Biznesmenë nga Franca dhe Shqipëria eksplorojnë mundësitë ekonomike në Kosovë
"France Albanie Business" tubon biznesmenë nga Shqipëria dhe Franca dhe organizon udhëtime afariste për të eksploruar mundësitë ekonomike.
Me këtë rast, të pranishëm do të jenë rreth njëzet përfaqësues të kompanive franceze dhe dy anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Francës, znj Mireille Clapot, deputete nga Drôme dhe z. Michel Delpon deputet nga Dordogne.
Programi i paraditës do të fillojë me hapjen e simpoziumit në prani të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, si dhe me fjalimet e z. Didier Chabert, ambasadori i Francës në Kosovë, znj Dobelle, Shefe e Shërbimit Ekonomik Rajonal dhe z. de Leonardo, Konsulli Nderi i Shqipërisë në Lyon.
Gjatë mbajtjes së tryezës së rrumbullakët, ekspertët e ekonomisë do të debatojnë lidhur me klimën e biznesit dhe kornizën fiskale dhe ligjore adekuate për investime në Kosovë.