18 Nëntor 2024

Biznesi shpresat në fondin prej 1.5 miliardësh

Prishtinë, 21 prill - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot ka vazhduar aktivitetin e tij, për të ripërsëritur fondin prej 1.5 miliardë euro që do të ndaj për komunitetin e biznesit, në funksion të hapjes së vendeve të reja të punës.

Thaçi ka vizituar fabrikën e ujit ‘DEA’ duke e radhitur atë në njërin prej bizneseve më të suksesshme i cili ka krijuar më shumë se 160 vende të reja të punës.

Drejtuesit e kësaj fabrike e vlerësojnë si mundësi të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit, bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Alban Shala, nga kjo fabrikë, thotë se Kosova ka nevojë për një fond të tillë i cili do t\'i ndihmojë prodhuesit vendorë për eksport dhe të jenë konkurrentë në vendet e rajonit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)