Biznesi, nën presionin e shtetit
Prishtinë, 20 shkurt - Shumë nga bizneset kosovare ankohen se janë nën presion të madh nga ana e pushtetit, qoftë përmes ATK-së apo formave të tjera të presionit, dhe që për epilog e kanë detyrimin e tyre që të mbyllin bizneset, duke lënë plot njerëz të papunë.
Pronari i dyqanit të fotokopjeve në qendër të Prishtinës, Skender Canolli (1954), është ankuar se pas 35 viteve pune ka qenë i detyruar që të mbyllë dyqanin, me të cilin ai e siguronte mbijetesën e tij dhe të familjes.
Canolli ankohet se asnjëherë nuk ka qenë më vështirë që të merresh me ndonjë biznes se sa tash pas lufte.
/Kosova Sot/