Biznesi në Bullgari po rimëkëmbet nga kriza
Sofje, 15 shtator - Pakësohen borxhet financiare midis firmave bullgare, që do të thotë se biznesi në Bullgari po rimëkëmbet nga kriza.
Kompanitë janë më korrekte dhe të disiplinuara për sa i përket pagimit në krahasim me ato në vende të tjera evropiane.
Ky erdhi si lajm i mirë nga studimi i tretë vjetor i grupit ndërkombëtar të financave EOS Zakonet e pagimit në Evropë.
Të anketuarat janë mbi 2 mijë firma në dhjetë vende evropiane, të cilat kanë qarkullim në vit prej 5 deri 25 milionë euro.
Sipas Dobrin Mirevski, drejtorit të EOS në Bullgari, të dhënat tregojnë se firmat bullgare paguajnë në mënyrë adekuate. Në dy të tretën e rasteve pagesa e partnerëve të biznesit bëhet në afat.
Marrëdhëniet e këqija e biznesit në Bullgari janë duke ulur, tha Mirevski. Nëse vitin e kaluar bëhej fjalë për 13 për qind, sivjet janë gati me 3 për qind më pak.
Bullgaria zë vendin e dytë pas Gjermanisë për sa i përket pagimit në afat midis firmave. Sipas studimit mbi 76 për qind të shumave të detyruara janë paguar në kohë.
Ky është një kërcim i lartë, duke marrë parasysh se vitin e kaluar marrëdhëniet e sakta të pagimit midis firmave konsiderohen 50 për qind.
Por situata nuk është e njëjtë në sektorët e ndryshëm. Më të prekur nga jo korrektësia e partnerëve të biznesit si sivjet, si vjet, janë firmat tregtare. Borxhet e pakthyera financiare të kompanive të tjera tashmë nuk rriten. Më pozitive është çështja në sektorin e industrisë.
Deri tani kemi afërsisht 9 për qind, kështu të thuhet, të marrëdhënieve të këqija, derisa vjet kompanitë janë caktuar pak mbi 15 për qind, sqaron Dobrin Mirevski. D.m.th. gati gjysmë janë ulur borxhet financiare midis firmave në sektorin e industrisë. Pothuajse e njëjtë është situata në sektorin e shërbimeve. Arrijmë në përfundimin se ulja e borxheve financiare midis firmave ka të bëjë me kompanitë e sektorit të industrisë. Ato janë më korrekte, derisa në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve kemi pak rritje të borxheve në krahasim me vitin e kaluar.
Studimi tregon se ndërmarrjet më të vogla evropiane, d.m.th. që e kanë qarkullimin nën 5 milionë euro në vit, lehtësisht shlyejnë detyrimet e tyre. Në këtë drejtim vërehet tendenca se kompanitë e mëdha rritin borxhet.
Në Bullgari vetëm 13 për qind të firmave të anketuara janë emëruar specialistë, të cilët të kujdesin për mjetet financiare. Sipas këtij treguesi zëmë vendin e fundit.
Por ndërmarrësit tonë janë të mendimit se do të përmirësohet morali i partnerëve të tyre të biznesit në lidhje me shlyerjen e detyrimeve. Firmat bullgare dhe ato ruse janë ndër të parët në këtë studim në lidhje me përmirësimin e pagimit në kohë.