18 Nëntor 2024

Biznesi kroat i interesuar për tregun kosovar

Prishtinë, 20 mars - Klubi i Biznesit Kosovaro-Kroat dhe Klubi i Biznesit të Evropës Juglindore nga Zagrebi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të promovimit të afarizmit në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Kryetari i Klubi i Biznesit Kosovaro-Kroat, Zeki Gashi, ka deklaruar se kjo marrëveshje është me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy klubeve. “Kosova dhe Kroacia deri më tani kanë pasur bashkëpunim të mirë. Ne me këtë marrëveshje synojmë që të rrisin shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve”, ka theksuar ai.

Kurse kryetari i Klubit të Biznesit të Evropës Juglindore nga Zagrebi, Rajko Vuqkoviq, ka deklaruar se kjo është marrëveshje e parë që e kanë bërë me Klubin e Biznesit Kosovaro-Kroat. “Ne synojmë që ta kemi rritje të bashkëpunimit ndërmjet dy klubeve, tregu kosovar është me rëndësi për bizneset kroate”, ka theksuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)