Biznesi i mediave po rritet
Sofje, 15 qershor - Në mediat po lind një model i ri biznesi kompani mediatike multiplatfore. Mediat konvencionale tashmë gjithnjë e më shumë po zëvendësohen nga ide të reja. Për periudhën 2008-2012 numri i firmave në fushën e biznesit të radios dhe të televizionit si edhe mediat e reja është rritur afro 59 për qind.
Pjesa më e madhe e kompanive të porsakrijuara në tregun e mediave kanë krijuar portale të veta web, ndërsa numri i këtyre platformave informative është rritur me afro 250 për qind. Kjo tregohet nga një sondazhi për kontributin ekonomik të mediave në Bullgari, i bërë nga Instituti Kombëtar i Statistikës dhe nga Observatori i Ekonomisë së Kulturës. Nga sondazhi bëhet e qartë se modeli më i përhapur i firmës në fushën e mediave është firma e vogël me personel deri 10 veta. #
Analiza tregon se firmat në industrinë televizive po pakësohen shumë .Në radio industrinë po kështu ka pakësim të biznesit.
Në të njëjtën kohë të punësuarit në mediat janë rritur me 8 për qind. Kjo u detyrohet parasë gjithësh vendeve të punës në mediat e reja. Më shumë janë të punësuarit në industrinë televizive, pas tyre riradhiten ata që punojnë në radio.
Kjo tregon se tregu i mediave elektronike ka arritur pjekurinë e vet dhe tashmë është me mundësi të kufizuara për zgjerim. Që të zgjerohet duhet të ndryshohet teknologjia ose të kërkohet model i ri për biznes. Edhe pse është i vogël tregu i web portaleve tregon rezultate jashtëzakonisht të mira. Të punësuarit në të janë rritur 100 për qind. Pjesa relative e radios, televizionit dhe mediave të reja në ekonominë e vendit ka qenë mezi 0,44%.
Vihet re edhe rënie e madhe e investimeve të huaja në sektorin, që arrin 69%. Sipas ekspertëve një prej shkaqeve për këtë mund të jetë fakti se janë përfunduar transaksionet për mediat elektronike.
Edhe një lajm i mirë. Industria bullgare e filmave është një fenomen kombëtar, sepse është ndër tregjet, që zhvillohen më shpejt në BE. Për periudhën ajo është zgjeruar me afro 90%.
Gjatë viteve të fundit çdo levë bullgar të investuar në kimenatografinë shumëzohet pesë herë përmes tregut. Për shkak të këtyre rezultateve pozitive Sofja është kandidate për Qytet Krijues të Kinematografisë. Gjatë viteve janë refuzuar kandidaturat e qyteteve si Holivud dhe Los Anxhelos, por Sofja ka shans real të fitojë, sepse dinamika e zhvillimit të industrisë së filmave është jashtëzakonisht e madhe.