Biznesi austriak kërkon siguri ligjore dhe mbrojtje të investimeve
Prishtinë, 2 prill - Në anketën Zëri I Biznesit Austriak ne Kosove nga Qeveria e re e Kosovëskërkesat kryesore janë siguria ligjore, mbrojtja e investimeve dhe lufta kundër korrupsionit dhe stabiliteti politik.
Gjate prezantimit te hulumtimit te kryer ne periudhën nga 12 dhjetori deri me 05 shkurt te cilën e ka realizuar Ambasada e Austrisë ne vendin tone është konstatuar se problemet kryesore me te cilat ballafaqohen bizneset e këtij vendi gjate operimit ne Kosove janë ligjshmëria, mbrojtje e investimeve dhe lufta e vendosur për çrrënjosjen e korrupsionit.
Atasheu Tregtar ne Ambasadën e Austrisë ne Shkup i cili mbulon edhe pjesën ekonomike te Ambasadës se Austrisë ne Kosove, GerhardSchloattl, tha se rezultatet e anketës japin nje pasqyre te qarte te problemeve me te cilat ballafaqohen kompanitë nga ky vend, te cilat kryesisht operojnë ne lëmine e shërbimeve dhe tregtisë.
Gjysma e te anketuarve vlerësojnë situatën aktuale ekonomike ne Kosove si jo te mire. Gati dy e treta e tyre pret te ketë përmirësim ne vitin 2015. 42 % te të anketuarve presin te ardhura me te larta për kompanitë e veta, ndërsa 57 % planifikojnë te bëjnë me shume investime dhe te punësojnë me shume njerëz.
Ne ankete ështëvlerësuar mesatar aktiviteti i Kosovës ne thithjen e investimeve te huaja, ndërsa një e treta e te anketuarve e konsiderojnë Kosovën si jo atraktive .
Si prioritete për punën e tyre te suksesshme ne Kosove ata konsiderojnë luftën kundër korrupsionit, pagesat e drejta dhe kualitetin e punëtorëve.
Firmat austriake janë relativisht te kënaqura me procesin e marrjes se lejeve, fleksibilitetin e Ligjit te Punës, me Doganën, Administratën Tatimore dhe me kualitetin e furnitorëve lokal.
Situatën e mire ekonomike ne Kosove e vlerësojnë 8%, te kënaqshme 25%, jo te mire 50% dhe te keqe 17 %. Asnjë nga te anketuarit nuk e ka vlerësuar situatën si shume te mire.
Edhe prognozat e tyre për situatën e ardhshme ekonomike ne Kosove janë e njëjtët me vitin 2014 -58%, me e mire se ne vitin 2014 22%, me keq se ne vitin 2014 17% dhe vetëm 3% konsiderojnë se situata do te jete shume me e mire se sa ishte ne vitin e kaluar.
Anketa tregon se krahasuar me vitin 2013 ne vitin 2014 nuk ka pas ndryshime te rëndësishëm ne te mire por as renje drastike sa i përketë te ardhurave te kompanive austriake te cilat operojnë ne Kosove, numrit te punonjësve dhe investimeve.
Duke iu përgjigjur pyetjes se sa tërheqëse e vlerësojnëKosovënpër investitorë te jashtëm anketa tregon se 3% e vlerësojnë si tepër te mire, 17 % si shume te mire, 36 % mesatarisht te mire, 28 % pak te mire dhe 17 % aspak te mire.
Duke folur për kërkesat qe i kane ndaj Qeverisë se re me kryeministër Isa Mustafa, 80 % kërkojnë siguri ligjore dhe mbrojtje te investimeve, 74% luftë kundër korrupsionit, 60 % stabilitet politik, 51 % ligje te thjeshta dhe transparente tatimore, 49 % reduktimin e burokracisë, 46% angazhim me te madhe për përafrim me BE dhe gjithashtu edhe qasje ne financimet me kushte te favorshme.
Përmirësim te infrastrukturës e kane paraqitur si kërkesë 40% te respondentëve, 23% kërkojnë monedhe te qëndrueshme, 14 % modernizimin e Ligjit te Punës dhe 11 kane kërkesa tjera.
Kryetari i OEK-ut SafetGërxhaliu ne fund te prezantimit tha se këto janë brenga jo vetëm te bizneseve te Austrisë por edhe te bizneseve tjera te vendeve te BE-se dhe theksoi se prioriteti numër një duhet te jete ligjshmëria, pasi qe paq te nuk mund te kete investime te huaja por as zhvillim ekonomik