Bizneset trajnohen mbi sistemet ISO 9001, ISO 14001 dhe HACCP
Prishtinë, 2 dhjetor - Për të informuar bizneset e Rajonit Ekonomik Jugor rreth standardeve kyçe ndërkombëtare të cilësisë, të hënën dhe të martën u mabjt në Prizren mbi Sistemet Menaxheriale ISO 9001, ISO 14001 dhe HACCP.
Trajnimi i dedikohet kryesisht bizneseve që operojnë në sektorin e bujqësisë, prodhimit të produkteve ushqimore, materialeve ndërtimore, përpunimit të drurit, artizanateve dhe turizmit.
Ky trajnim kishte për qëllim të përkrah bizneset në përpjekjet e tyre drejt përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Aplikimi i këtyre standardeve iu mundëson bizneseve zgjerim të aktivitetit të tyre, zëvendësim të importit dhe rritjen e eksporteve.
Pjesë e kësaj iniciative është edhe përgatitja e udhëzuesit përkatës që do tu ofroj bizneseve informata mbi këto standarde dhe parakushtet e nevojshme për çertifikim ndërkombëtarë.
Trajnimi dy ditor është organizuar në kuadër të projektit të UNDP-së Ndihmë Tregtisë që financohet nga Ministria për Punë të Jashtme të Finlandës.