08 Nëntor 2024

Bizneset të shfrytëzojnë mundësin për shlyerjen e borxheve

Prishtinë, 3 shtator - Zyra e Komunitetit të Biznesit pranë Kuvendit të Kosovës mirëpret vendimin për inicimin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike që vjen disa ditë pas kërkesës zyrtare të kësaj zyreje në takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Zyra e Komunitetit të Biznesit konsideron se zgjatja e afatit për një periudhë gjashtëmujore do të mundësojë përmbylljen me sukses të këtij procesi.

Në të njejtën kohë, Zyra e Komunitetit të Biznesit pranë Kuvendit të Kosovës kërkon nga bizneset në Kosovë që të shfrytëzojnë me kohë këtë mundësi finale që do t’u ofrohet atyre për shlyerjen e borxheve publike.

Zyra e Komunitetit të Biznesit poashtu kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe institucionet e tjera që të punojnë për shtyrjen përpara të kërkesave të tjera të komunitetit të biznesit, të parashtruara para disa ditësh në një dokument të përbashkët të të gjitha organizatave anëtare që përfaqësojnë interesat e sektorit privat dhe komunitetit profesional.

Këto kërkesa përfshijnë edhe kthimin e një mekanizmi për shqyrtimin e pavarur të ankesave për kontestet e bizneseve me Administratën Tatimore dhe Doganën, zgjerimin e listës së lëndëve të para të liruara nga detyrimet doganore, finalizimin e Udhëzimit Administrativ për Pushimet Tatimore, plotësim-ndryshimin e Ligjit të Punës, si dhe inicimin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Përmbushja e kërkesave të sipërcekura do të mundësonte krijimin e një mjedisi më të favorshëm për të bërë biznes dhe rrjedhimisht fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja, parakushte këto për përmirësimin e perspektivës ekonomike dhe sociale të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)